Aktualitet

Pse u shoqërua forcërisht Adriatik Alimadhi? Policia: Ishte në një lokal ku vendoseshin baste sportive, kundështoi efektivët

Sipas Policisë së Shtetit, 61-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, pasi ka kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e Policisë.

k.m.
Pse u shoqërua forcërisht Adriatik Alimadhi? Policia: Ishte në
Adriatik Alimadhi

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me shoqërimin që i është bërë mbrëmjen e djeshme ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi. Sipas Policisë së Shtetit, 61-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, pasi ka kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e Policisë.

Po sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Policia, ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli në një lokal në rrugën e “Dibrës”, pasi dyshohet se atje ushtrohej veprimtaria e basteve sportive. Kur i është komunikuar kontrolli, Alimadhi ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht efektivët, madje ka tentuar edhe të largohet nga lokali. Por është shoqëruar në Polici dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Por po ashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur verifikimet për reagimin e efektivëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB