
TIRANË- Prokuroia e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Pas hetimeve që lidheshin me kompesimin financiar të një objekti që në fakt ishte kompesuar më parë, Prokuroria ka kërkuar që ish-sekretari të dënohet me plot 2 vite burgim.
Fillimisht gjatë hetimeve ai u la nën masën e sigurisë arrest me burg. Gjykata e Apelit e liroi atë ndërsa prokurori Ndini Tavani ka kërkuar që ai të dënohet për veprën penale për shpërdorim detyre.
Gjokuatj rrezikon të dënohet për një dëm me vlerë 1.2 mln euro që i ka shkaktuar shtetit. Vendimi përfundimtar do të shpallet më 17 Tetor.
Arlind Gjokutaj u vu në pranga më 11 janar 2023 bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi u krye një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall. Thana u trajtua si një ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë./ZËRI