Aktualitet

Procesi për pronat, babai i Ervis Martinajt në GJKKO: SPAK di gjithçka, por s'do që ta zbardhë të vërtetën

Ai u paraqit në kuadër të procesit për pronat e Ervis Martinajt, por seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve.

zh.ll
Procesi për pronat, babai i Ervis Martinajt në GJKKO: SPAK di
mustafa-ervis martinaj

TIRANË- Mustafa Martinaj, i ati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 është paraqitur sot, për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ai u paraqit në kuadër të procesit për pronat e Ervis Martinajt, por seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve.

Jashtë seancës, Mustafa Martinaj u shpreh për gazetarët se nuk ka asnjë zhvillim nga autoritetet në lidhje me zbardhjen e zhdukjes së djalit të tij. Sipas Martinajt, një pjesë e interesit për moszbardhjen e ngjarjes lidhet me drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit. 

Ai shtoi se i ka thënë të gjitha në dëshminë e tij në SPAK, por sipas tij, askush nuk ka treguar interes për hetimin e ngjarjes.

“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë", tha Martinaj.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Po ashtu ai ka qenë i përfshirë edhe në dosjen Metamorfoza, arrestimet e të cilës u kryen pas zhdukjes së tij. Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB