Aktualitet

Prej 24 orësh i biri i mbuluar me dhe, babai: Po e kërkojmë me çizme e lopata, askush s’ka ardhur të na ndihmojë

Beshiri thotë se janë braktisur nga kompania kineze që ka marrë me qira fabrikën.

F.m
Prej 24 orësh i biri i mbuluar me dhe, babai: Po e kërkojmë me
Vendi ku ra i riu

BURREL- Prej më shumë se 24 orësh, një 29-vjeçar ndodhet nën grumbujt e dherave, ku ra bashkë me automjetin me të cilin po punonte. Babai i Ardit Beshirit, u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i vijnë në ndihmë për të kërkuar trupin e të birit.

Nerim Beshiri, thotë për Report Tv, se kanë ardhur vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.  

“Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin",- shprehet Nerim Beshiri.

Beshiri thotë se janë braktisur nga kompania kineze që ka marrë me qira fabrikën.

“Nuk janë dukur fare, erdhën dje bënë ca letra dhe askush nuk është sot këtu”, thotë Beshiri. 

Eskavatori bashkë me Ardit Beshirin ra në Qafën e Burrelit pasi një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.

Poll

MOS HUMB