Aktualitet

"Plumbi i Artë" në GJKKO! Hoxha akuza ndaj Alibejt: Urdhëroi Dumanin për të vrarë Oti Kilën, pagoi 3 mln € për...

Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, ai tha se për këtë çështje ka pasur biseda direkte mes tyre, duke përmendur një takim në garazh.

zh.ll
"Plumbi i Artë" në GJKKO!  Hoxha akuza ndaj Alibejt:
Erjon Alibej dhe Xhuljano Hoxha

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës për dosjen e “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar i pandehuri Xhuljan Hoxha.

Gjatë dëshmisë së tij, Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj Erjon Alibej, duke pretenduar se ky i fundit ka urdhëruar Nuredin Dumanin për vrasjen e Oti Kilës. Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, ai tha se për këtë çështje ka pasur biseda direkte mes tyre, duke përmendur një takim në garazh.

Po ashtu, Hoxha deklaroi para trupit gjykues se Alibej i kishte thënë se kishte paguar 3 milionë euro për të përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, me qëllim heqjen e këtij statusi për një person tjetër.

“Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh.

Në deklarimet e Erjon Alibej dhe provat e SPAK nuk ka asnjë provë as bisedë që kam marr pjesë te vrasja e Bujar Çelës. Dua të deklaroj se Erjon Alibej më ka thënë që kam paguar 3 milionë euro që të marr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që t’ja hiqnin statusin Henrik Hoxhajt. Alibej më ka thënë që inshalla nuk del në Sky.

Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh. Nuk kam lidhje unë me vrasje, po e pranoj që kam djegur makinat e Oti Kilës, për të cilën kam dhënë dëshmi edhe para pak ditësh. E nderuar gjykatë kam shumë për të thënë dhe do t’i tregoj në ditët në vijim”, tha Hoxha. 

Ndryshe nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, Hoxha thotë se atentatin ndaj Kilës e ka planifikuar Erjon Alibej. Shkaku, sipas tij ka qenë një lidhje intime që Kila kishte krijuar me bashkëshorten e Alibejt. Ndërsa Dumani ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Kilës e ka dhënë Suel Çela.

Poll

MOS HUMB