TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar me denoncimet për platformat piramidale online TXEX dhe XEUX,ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Braçe thekson se prej 120 orësh, pra 5 ditësh, përdoruesit nuk kanë mundësi të tërheqin fondet e tyre nga skema piramidale XUEX. Platforma ishte zotuar të ndërtonte një “bllok-program” të ri që do t’u mundësonte tërheqjen e parave, por ky premtim nuk është përmbushur. Në këtë linjë, EG Investment Group Xuex u është drejtuar me një mesazh qytetarëve që kanë investuar, ku thuhet se po përballen me kërcënime dhe lajme nga i gjithë vendi i Shqipërisë.
"Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi i lexuar nga deputeti socialis.
Ndërkohë, nga ana tjetër banorët e Divjakës dhe Lushnjës, të cilët ashtu siç ZËRI raportoi përbëjnë numrin më të lartë të përdoruesve i janë drejtuar Braçes të mërzitur, me pretendimin se nëse deputeti nuk do kishte raportuar mbi platformat, paratë do i kishin marrë.
POSTIMI:
DITA E GJASHTE SOT, BLLOKIM TOTAL, ZERO TERHEQJE PARASH NGA PIRAMIDA XUEX!
LEO SMITH JU KISH PREMTUAR “TERHEQJE QE MBARON SHPEJT” DHE 5 DITE KOHE; DITA E 6te SOT!
KY NE VIDEO ESHTE MESAZHI I FUNDIT I TIJ, KERCENUES PER RENDIN E SIGURINE PUBLIKE NE KETE VEND, DUKE JU PERDORUR JU! Degjojeni, per kujtese me shume;
Por edhe per te KUPTUAR, nga goja e LEO AMITH;
1. PARATE TUAJA I KA EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX;
2. Parate tuaja i ka marre XUEX;
3. Parate tuaja i disponon XUEX;
4. Parate tuaja i ka bllokuar XUEX;
5. Parate tuaja i grabit XUEX.
Askush tjeter nuk ka akses mbi parate tuaja dhe kuptoni;
EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX NUK JANE NE SHQIPERI, NUK JANE TE RREGJISTRUARA NE SHQIPERI, NUK JANE TE LICENSUARA, AUTORIZUARA NE SHQIPERI;
Eshte ndertuar e tille pikerisht qe akses ne parate tuaja te kene vec ata; UNE JO E JO, NDONJE ANETAR TJETER I QEVERISE APO KUVENDIT FARE FARE!
Ne ane tjeter, per te gjithe ata qe me shkruajne “jane merzitur njerezit me ty ne DIVJAKE e LUSHNJE se po te mos flisje ti do vijonin te merrnin parate”, kam kete per tju thene:
Po te mos flisja une, perseri ju NUK DO MERRNI PARATE; sic ju qe kishit hyre ne TXEX NUK I MORET PARATE EDHE PSE NJK KISHA FOLUR UNE ENDE-piramida ra pa folur une, une fola diten e trete te bllokimit te parave tuaja; nderkohe, po mos kisha folur une TE TJERE NJEREZ DO KISHIN HYRE NE PIRAMIDE se keshtu funksionon-HYJNE TE RINJ QE TE PAGUAJNE PER JU QE HYTE ME HERET; keshtu jo i moret ca para, por keta qe hyne ne korrik e gusht nuk do merrnin asgje-keshtu bien poramidat!
Tani keni vec nje gje ne dore;
DENONCONI AGJENTET DHE DY PIRAMIDAT QE PO JU GRABISIN PARATE!
