Aktualitet

“Pse më ke lëvizur makinën”...Plas keq në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Shkëlqim Murati ka goditur me mjet prerës (thikë) një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit.

zh.ll
“Pse më ke lëvizur makinën”...Plas keq në
Foto ilustruese

FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, si autor i një plagosjeje me thikë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Shkëlqim Murati ka goditur me mjet prerës (thikë) një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. 

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e parkimit të spitalit. Mësohet se 44-vjeçari ka shkuar me urgjencë dhe ka parkuar makinën, duke i bllokuar rrugën ambulancës, ndëra punonjësi i sigurisë e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit.

Por, situata ka agravuar kur është kthyer 44-vjeçari në vendin e parkimit, i cili është nervozuar nga veprimi i rojes së sigurisë. “Pse më ke lëvizur makinën”, dyshohet se është shprehur 44-vjeçari, i cili më pas e ka qëlluar me mjet prerës në njërin krah punonjësit e sigurisë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB