Aktualitet

Plagosje në Vlorë, pranga dy autorëve: Goditën me thikë në pjesë të ndryshme të trupit malazezin (EMRAT)

Dy të rinj kanë goditur me thikë një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

F.I
Plagosje në Vlorë, pranga dy autorëve: Goditën me thikë
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një plagosje me thikë qshtë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Dy të rinj kanë goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit një shtetas një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Dy autorët përkatësisht të moshës 22 dhe 26 vjeç, Damiano Selimaj dhe Geraldo Prençi, janë arrestuar dhe pritet dëshmia e tyre për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. I plagosuri, Vladimir Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB