KAVAJË- Është gjetur armë me të cilën u krye plagosja në Kavajë. Arma e zjarrit ishte fshehur në një mur. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy fqinjët e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, pas një konflikti mes palëve për çështjen e një qeni dhe u përshkallëzua në përdorimin e armës. Osmani qëlloi drejt fqinjëve të tij.
Pas ngjarjes 56-vjeçari u largua në drejtim të paditur, por disa orë më vonë u vetëdorëzua në Polici. Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e deritanishme, shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i këtyre të fundit, që për autorin e dyshuar ishte bërë shqetësim me të lehurat dhe zhurmën që krijonte në lagje.
Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.Çifti ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Kavajë:
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D. Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.