Aktualitet

Plagosja në Fier! Qëlluan me armë zjarri 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

Konkretisht autorët janë Afrim Cmili, 60 vjeç dhe djali i tij Ali Cimili, 23 vjeç.

F.I
Plagosja në Fier!  Qëlluan me armë zjarri 50-vjeçaren,
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER-Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes së ndodhur në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur me armë zjarri mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica.

Konkretisht autorët janë Afrim Cmili, 60 vjeç dhe djali i tij Ali Cimili, 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr në drejtim të motorit, ku Suzana Mernica po udhëtonte me djalin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje e daljet të qytetit të Fierit, në kapje të autorëve Afrim dhe Ali Cimili./ZËRI

Poll

MOS HUMB