Aktualitet

Plagosja e trefishtë në Elbasan! Dyshohet se shënjestër ishte nipi i ‘Ot Kilës’, autori me paruke me flokë të gjata e maskë...

Nipi i Ot Kilës mësohet se ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me dy prej të plagosurve.

F.I
Plagosja e trefishtë në Elbasan! Dyshohet se shënjestër
Elton Kila

ELBASAN-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një lokal në lagjen “Vullnetari”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të plagosur mbetën Armand Tomorrica, Renaldo Mancei dhe kamarieri i lokalit, Biorgi Hoxha. 

Sipas hetimeve dyshohet që autori të ketë ngatërruar shënjestër. Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Oti i Elbasanit”, një personazh i njohur në botën e krimit. Kastriot Kila ka qenë në të njëjtën bar-kafe në momentin kur autori me maskë silikoni dhe me paruke me flokë të gjata ka qëlluar në drejtim të tyre. Nipi i Ot Kilës mësohet se ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me dy prej të plagosurve.

Të pyetur nga grupi hetimor, të plagosurit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kanë deklaruar se nuk e njohin autorin dhe nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt. Ndërkohë, në pyetje është marrë edhe nipi i Ot Kilës, i cili po ashtu ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se nuk ka asnjë konflikt.

Pasi qëlloi autori ende i paidentifikuar u largua në këmbë nëpër rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar një efektivi që gjendej rastësisht në lokal dhe u vu në ndjekje të tij. Gjatë arratisjes autori hodhi armën e krimit, e cila është sekuestruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB