KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Shpëtim Çukën, i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në fshatin Vreshtas në Maliq, pas një debate mes babë e bir, pasi i mituri ishte vonuar për në shkollë.
Çuka është shprehur se i biri po luante me telefon dhe nuk po çohej të ikte në shkollë e ndaj janë zënë, një sherr që përfundoi me plagosjen e 15-vjeçarit.
Xhaxhai i 15-vjeçarit u shpreh se i vëllai është nxehur kur e ka parë të birin që rrinte në “Tik Tok” dhe është konfliktuar me të. Sipas tij, në fillim ka marrë telefonin dhe ia ka thyer, më pas e ka qëlluar me biçak. /ZËRI