Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit, 'luftë' mes protestuesve dhe policisë

Pas rreth një orë qetësie, situata është tensionuar sërish, teksa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve.

zh.ll
Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit,
pamje nga tensionet ne proteste

TIRANË- Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi ka vijuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. 

Pas rreth një orë qetësie, situata është tensionuar sërish, teksa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Në përgjigje, policia ka përdoru gaz lotsjellës dhe ka aktivizuar autobotët me ujë për të vënë situatën në kontroll. Ndërkohë, efektivët kanë hequr edhe barrikadën me kangjella që protestuesit kishin vendosur në mes të rrugës.

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pasi u larguan përkohësisht, protestuesit janë rikthyer duke hedhur gurë në drejtim të policëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB