Aktualitet

Përplasja e Anuela Ristanit me "Piranjat", Unioni i Gazetarëve: Dënojmë fyerjet!

UGSH shkruan se Ristani e ka detyrim ndjesën publike lidhur me reagimin që ajo pati ndaj pyetjeve të gazetarit.

k.m.
Përplasja e Anuela Ristanit me "Piranjat", Unioni i
Pamje nga përballja

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjen që pati kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani me gazetarin e "Piranja", Edon Kuqi. Në një postim në rrjetet sociale, UGSH shkruan se Ristani e ka detyrim ndjesën publike lidhur me reagimin që ajo pati ndaj pyetjeve të gazetarit. Sipas UGSH, gjuha e komunikimit dhe reagimet verbale ishin të tepërta. 

"Ndjekja rigoroze e reporterit dhe operatorit e një përdorimi personal dhe familjar të mjeteve të administratës publike vendore, nga zonja Ristani, është punë e bazuar mbi kriterin faktologjik. Për këtë arsye, detyrimi i parë i zonjës që mbart detyrën e kryetares së komanduar si kryetare Bashkie për Tiranën, është ndjesa e menjëhershme publike ndaj gazetarit dhe operatorit. Këtë ndjesë ju duhet ta përcillni menjëherë publikisht edhe për keqpërdorim të fjalorit dhe etiketimeve ndaj reporterit. Këmbëngulja e tij për të ditur se pse automjeti i Bashkisë përdoret nga familjari, apo pse përdor orarin zyrtar për shërbime personale relaksi, nuk janë “turp gazetari”, por detyrë dhe madje akt profesional interesimi dhe ndjekjeje në shërbim të interesit publik,"-shkruan UGSH. 

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës e ka detyrim ndjesën publike dhe reagimin moral të nëpunëses së kapur në flagrancë

Unioni i Gazetarë Shqiptarë është i shqetësuar nga sjellja publike para gazetarit dhe operatorit të emisionit “ Piranja”, e cila u transmetua në emisionin e radhës të përgatitur nga redaksia me të njëjtin emër. Gjuha e komunikimit, reagimet verbale dhe sidomos ikja nga përgjigjet e zyrtares nga zonja A. Ristani, përbëjnë një akt të pastër të arrogancës, ikjes nga detyrimi për përgjigje specifike, mungesës së sinqeritetit publik dhe kalimi në fyerje, stigmatizime dhe akuzimi pa të drejtë ndaj reporterit këmbëngulës Edon Kuqi.

Ndjekja rigoroze e reporterit dhe operatorit e një përdorimi personal dhe familjar të mjeteve të administratës publike vendore, nga zonja Ristani, është punë e bazuar mbi kriterin faktologjik. Për këtë arsye, detyrimi i parë i zonjës që mbart detyrën e kryetares së komanduar si kryetare Bashkie për Tiranën, është ndjesa e menjëhershme publike ndaj gazetarit dhe operatorit. Këtë ndjesë ju duhet ta përcillni menjëherë publikisht edhe për keqpërdorim të fjalorit dhe etiketimeve ndaj reporterit. Këmbëngulja e tij për të ditur se pse automjeti i Bashkisë përdoret nga familjari, apo pse përdor orarin zyrtar për shërbime personale relaksi, nuk janë “turp gazetari”, por detyrë dhe madje akt profesional interesimi dhe ndjekjeje në shërbim të interesit publik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke dënuar këtë reagim dhe sjellje të zonjës Ristani ndaj reporterit dhe operatorit, inkurajon kolegët për të mbajtur fuqimisht në fokus sjellje dhe keqpërdorime të aseteve publike nga nëpunës dhe zyrtarë të të gjitha niveleve në administrstën publike të vendit. Reagimet arrogante, fyese, stigmatizuese dhe pretendimet për tejkalim të rolit dhe misionit të reporterit në kësi rastesh janë thjesht një akt shtesë agresiviteti dhe reagimi i zyrtarëve të kapur dhe vënë në pah në sytë e publikut për dhe me shkeljen e tyre. Pretendimet për përndjekje dhe ankesa publike me gjuhë stigmatizuese ndaj mediave dhe gazetarëve, kryesisht reporterëve që merren me raportim të thelluar, bëhet pjesë e një strategjie për kriminalizimin e rolit të mediave.

Disa raste të tilla raportimesh prej emisioneve investigative, dëshmojnë qartë se sa të konsiderueshëm janë në numër zyrtarë të zgjedhur dhe të komanduar në drejtime të administratës dhe institucioneve publike, të cilët mbajnë në përdorim personal dhe për shërbesa familjare mjete, asete dhe vartës të tyre duke shkelur ligjet dhe normat institucionale në vend. Këto raste janë shembull inkurajues për gazetarët profesionistë për të shtuar interesimin për transparencë dhe llogari publike, nga gjithë institucionet dhe nëpunësia publike edhe pse ato aktualisht paraqiten në nivelet më kritike. Pretendimet e zonjës Ristani apo edhe të përfaqësuesve të tjerë institucionalë për “ përndjekje nga gazetarët apo edhe për shkelje të jetës private dhe familjare”, në këtë rast janë të paqëndrueshme dhe lehtësisht mund të ballafaqohen me kodet e etikës dhe të komunikimit publik.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Poll

MOS HUMB