TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me grupin kriminal të trafikut të drogës e pastrimit të parave, pjesë e të cilit janë biznesmeni Artur Shehu, Artur alias Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai, Ilir Shtufi, Orest Sota e Orgest Birçaj. Në përgjimet e administruara nga hetuesit janë zbardhur biseda në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku flitet për mënyrën se si transportohej kokaina nga Amerika Latine në drejtim të Europës, kryesisht në portet Antwerp (Belgjikë) dhe Rotterdam (Holandë).
Në dosjen e SPAK bazuar hetimeve thuhet se droga kalonte përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Në bisedat mes tyre në Sky Ecc evidentohet se edhe panelet diellore ishin një transport i sigurt i drogës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë.
Ky fakt evidentohet edhe në bisedat e publikuara nga weblajm mes anëtarëve të grupi, ku flasin për kimistë të rinj, të cilët do të kontrollojnë thasët me drogë së bashku me kolumbianët.
"Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, të cilët janë drejtues të grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke pasur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranziti dhe më pas në transportimin drejt magazinave (vende të marra me qera nga persona vendas / të huaj që janë të pastër për autoritetet sipas vendeve), tek përpunimi kimik (me gjetje të materialeve përpunuese dhe ekspertëve kimistë), me paketimin dhe logot identifikuese të tyre në tregun e narkotikëve,"-thuhet në dosjen e SPAK.
Biseda në Sky ECC
D3YFDU: Buonasera, profe.
7B9F5E: Buonasera, vëlla. Si të kam?
7B9F5E: Më plasi koka.
7B9F5E: Qymyri më doli nga koka.
D3YFDU: E marr me mend, vëlla, prandaj s’të kam bezdis.
7B9F5E: Duhet t’i marrim, t’i çojmë në magazinën tonë.
7B9F5E: T’i kontrollojnë me nge kolumbianët.
D3YFDU: Si duket situata, bëre ndonjë provë?
D3YFDU: Hall më vete.
7B9F5E: Kanë ardhur kimistë të tjerë.
7B9F5E: Që njohin punën.
7B9F5E: Prandaj duhet t’i çojmë në magazinë, t’i kontrollojnë thasët me qetësi.
7B9F5E: Me punëtorët nëpër këmbë te magazina e firmës nuk kemi gjë në vijë.
2020-08-26
D3YFDU: Buonas dia, profe.
7B9F5E: Mëngjesi, vëlla. Si të kam?
D3YFDU: Po me panele diellore?
D3YFDU: Mirë, vëlla.
D3YFDU: Për Angli.
2020-08-26
D3YFDU: Mallin.
D3YFDU: Panel.
7B9F5E: Më 1 shtator ja çoj në magazinë.
D3YFDU: Diellor.
D3YFDU: Panel.
D3YFDU: Mallin.
D3YFDU: E fusin.
D3YFDU: S’e hapin panelet.
7B9F5E: Me nge të punojnë, ta bëjnë punën.
7B9F5E: Është OK transporti me panel diellor, kalon në Belgjikë??
D3YFDU: Po, kalon.
D3YFDU: Këta kanë çuar bar.
D3YFDU: Spanjë–Angli.
D3YFDU: Me këto.
7B9F5E: Po thuaj OK.