DIBËR- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në ankand 6 viça të sekuestruar në qarkun e Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për 6 krerë viçash, me një peshë totale rreth 1,675 kilogramë, të cilët ndodhen në Pesjakë, Maqellarë, Dibër.
Në njoftim bëhet me dije se pasuria ëshë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tashmë ëshë nxjerrë për shitje përmes procedurës së hapur të ankandit. Vlera fillestare e përcaktuar për viçat është 854,250 lekë, pa TVSH, ndërsa për pjesëmarrjen në ankandin që ishte parashikuar të zhvillohet më 6 gusht, ofertuesi duhet të paraqesin një garanci ose mandat-pagesë në masën 10% të vlerës fillestare.
Ky është një tjetër rast, ku pasuritë e sekuestruara përfundojnë në procedura shitjeje përmes ankandave nga shteti, ndësa ngrihet diskutimi nëse këto pasuri mund të shfrtëzohet në mënyra të tjera dhe me përfitim për familjet në nevojë.
Rasti me viçat përbën rastin e dytë, pas atyre me 31 delet, një vit më parë. Bëhet fjalë për një ankand të zhvilluar në mars të 2025 me 87 delje për shitje, ndërsa një muaj më vonë, tenderi u rihap me 31 dele më pak. Në dokumentin zyrtar figuronin vetëm 56 dele. /ZËRI