Aktualitet

"Partizani"/ SPAK njofton avokatët mbrojtës: Dosja mbyllet brenda tetorit!

Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit janë njoftuar se SPAK do ta dorëzojë dosjen brenda muajit tetor.

M.M
"Partizani"/ SPAK njofton avokatët mbrojtës: Dosja mbyllet
sali berisha

TIRANË-  Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar avokatët e të pandehurve të dosjes “Partizani” se do ti duhet afërsisht një muaj kohë për të mbyllur dosjen.

Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit janë njoftuar se SPAK do ta dorëzojë dosjen brenda muajit tetor.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Ndërkohë që ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani./ ZËRI

Poll

MOS HUMB