
DURRËS- Një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrje kiurgjikale në një klinikë private në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, mjeku 59-vjeçari me Ilir Shani, është nën hetim nga Policia. Mjeku është hetuar për humbjen e jetës së 54-vjeçares, M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës, e cila ka ndërruar jetë në klinikën e tij gjatë procedurës kirurgjikale. Gruaja, 54-vjeçare mësohet se ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Ngjarja raportohet se ka ndodhur në spitalin privat "Villa Alba", atje ku 59-vjeçari Ilir Shani ushtronte profesionin e tij si mjek.
NJOFTIMI I POLICISË:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës./ZËRI