Aktualitet

Operacioni te Rana e Hedhun "firmosi" 9 masa sigurie, gjykata ndryshon 4 prej tyre, "arrest shtëpie" për pronarin

zh.ll
Operacioni te Rana e Hedhun "firmosi" 9 masa sigurie, gjykata ndryshon
Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun

LEZHË- Operacioni në zonën e "Rana e Hedhun" çoi në sekuestrimin e 4 objekteve pa leje dhe 9 masa sigurie, mes tyre zyrtarë dhe policë, të akuzuar për "Shpëdorim Detyre", "Falsifikim Dokumentesh" dhe "Ndërtim i Paligjshme". Ata akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

Nga 9 masat e sigurisë, u caktua "arrest shtëpie" për 5 prej të dyshuarve, 3 me "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe vetëm për njërin "arrest me burg".

Ndërkohë, në seancën e sotme të mbajtur me dyer të mbyllura, gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Pjeter Tucin nga "arrest në burg" në "arrest në shtëpi". Masa e sigurisë ndryshoi edhe për inxhinieret Luiza Bala dhe Hekuran Xhina nga "Arrest në Shtëpi" në "Detyrim Paraqitje", ndërsa për Ndihmës specialistin e Policimit në Komunitet në Shëngjin Martin Ndoka u vendos rikthimi i tij në detyre.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:

Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.
Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.
Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.
Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje
jashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.

Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.
Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprës
penale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.

Gjykatës e Shkallës

Konkretisht, masa sigurie janë lëshuar për:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Luiza Bala – “arrest në shtëpi”

Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Poll

MOS HUMB