Aktualitet

Ola Xama: Si kompania ‘Gogel’ e Arbër Veliajt fitoi tenderin e fibrave optike

Xama ka ngritur dyshimet për mënyrën se si është fituar tenderi, pasi pretendon se për vite me radhë kontrata i është dhënë kompanisë 'Albtelecom' menjëherë pasi u bë kliente e kompanisë 'Gogle' e Arbër Veliaj.

F.I
Ola Xama: Si kompania ‘Gogel’ e Arbër Veliajt fitoi tenderin e
Ola Xama

TIRANË-Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u verifikuar dhe hetuar nga SPAK. Arbër Veliaj është pronar i kompanisë “Gogel”, e cila kontrollon tregun e reklamave të mediave. 

Xama deklaron se kompania ‘Gogel’ ka marrë nga Bashkia e Tiranës tenderin e fibrave optike dhe tenderin e monitorimit online të trafikut, kontrata me vlerë vjetore 1.1 milionë euro. Xama ka ngritur dyshimet për mënyrën se si është fituar tenderi, pasi pretendon se për vite me radhë kontrata i është dhënë kompanisë 'Albtelecom' menjëherë pasi u bë kliente e kompanisë 'Gogle' e Arbër Veliaj. Gazetarja deklaron se në një procedurë konkurimi ka qenë dhe kompania 'ONE', por është skualifikuar dhe ka fituar sërish Albtelecom. Por në momentin që 'Albtelecom' shkrihet me 'ONE' dhe marrin pjesë në garë sërish fitojnë.

Ola Xama: Kompania ‘Gogel’ po të hetohet mënyra se si ajo ka marrë klientët dhe tenderat nga Bashkia e Tiranës, kemi tenderin e fibrave optike dhe tenderin e monitorimit online të trafikut, kontrata me vlerë mesatare vjetore 1.1 milionë euro. Më përpara e merrte gjithmonë këtë kontratë nga Bashkia e Tiranës, kompania Albtelecom menjëherë pasi u bë kliente e kompanësië 'Gogle e Arbër' Veliaj. Edhe vitin e dytë prapë Albtelecom, edhe në 2020, 2021 Albtelecom, në një procedurë konkurimi ka qenë dhe 'ONE', e cila u skualifikua dhe ka fituar sërish Albtelecom. Në momentin që Albtelecom shkrihet me 'ONE', e cila është një nga klientët kryesorë të Gogel, marrin pjesë në garë sërish fitojnë.

Poll

MOS HUMB