Aktualitet

"Nuk pranova dot ndarjen"/ 23-vjeçari filipinez pranon vrasjen e shqiptares: Trupin ia hodha në humnerë

Ai ka thënë se celularin ia hodhi në një pusetë, ndërsa më pas trupin e vendosi në makinë dhe e hodhi në humnerë.

I.F
"Nuk pranova dot ndarjen"/ 23-vjeçari filipinez pranon vrasjen
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ROMË- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka pranuar vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Samson ka rrëfyer se e vrau Sulën, pasi nuk pranoi dot ndarjen mes tyre. 23-vjeçari ka dëshmuar para autoriteteve se e vrau të renë në banesën e tij, duke e qëlluar disa herë me thikë dhe më pas trupin e saj e futi në një valixhe për të fshehur krimin. Ai ka thënë se celularin ia hodhi në një pusetë, ndërsa më pas trupin e vendosi në makinë dhe e hodhi në humnerë.

Motivi i vrasjes është se Samson nuk e pranoi dot fundin e marrëdhënies së tyre.

“E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë, trupin e futa në makinën time dhe e çova në Poli", ka treguar i riu.

Samson dhe e reja shqiptare kishin krijuar një lidhje romantike që kishte zgjatur rreth 1 vit, por që kishte përfunduar.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB