Aktualitet

'Ngrin' transporti urban! 40% më pak autobusë, kaos në stacione, qytetarët në radhë...

Reduktimi i numrit të autobusave ka shkaktuar radhë nëpër stacione, duke lënë në pritje qytetarët. 

F.I
'Ngrin' transporti urban! 40% më pak autobusë, kaos në
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Nga sot flota e autobusëve të shërbimit publik është reduktuar me 40%. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mosmarrjen e masave nga qeveria për subvencionim. Reduktimi i numrit të autobusave ka shkaktuar radhë nëpër stacione, duke lënë në pritje qytetarët. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shoqata bëRI me dije se operatorët ndodhen në kushte të vështira financiare për të vazhduar aktivitetin, duke theksuar se vendimi erdhi në mungesë të reagimit dhe veprimit konkret. Siç thuhet në njoftim, përballë këtyre kushteve, reduktimi i flotës shihet si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.

Njoftimi nga Shoqatat e Transportit erdhi pasi Bordi i Transparencës e rriti çmimin e naftës deri në 215 lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB