Aktualitet

Nga menuja me karkaleca e Dumanit, tek mungesa e kryeprokurorit në Kuvend, përgjigjet SPAK

SPAK, pyetur zyrtarisht nga mediat dhe në regjistrin e transparencës për muajin shtator, nuk ka dhënë detaje duke sqaruar se kjo çështje nuk është në kompetencë të saj.

zh.ll
Nga menuja me karkaleca e Dumanit, tek mungesa e kryeprokurorit në Kuvend,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Lajmi për helmimin e Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë, i cili përfundoi në spital në muajin shtator, bëri bujë në media. Fillimisht u raportua Dumani mund të ishte helmuar për shkak të karkalecave, ndërsa pas ekzaminimeve në QSUT, rezultoi se komplilacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike. 

SPAK, pyetur zyrtarisht nga mediat dhe në regjistrin e transparencës për muajin shtator, nuk ka dhënë detaje duke sqaruar se kjo çështje nuk është në kompetencë të saj. Për këtë, SPAK thotë se është Drejtoria e Burgjeve ajo mund të përgjigjet. 

Pyetjet: Ju drejtohemi për të kërkuar informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të paraburgosurit N.D, I cili sipas burimeve ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në qeli. Në mënyrë të veçantë do të donim të sqaroheshin këto çështje: 1. Cila është gjendja aktuale shëndetësore e tij? Çfarë masash mjekësore janë marrë nga ana e stafit të institucionit? Si ështa e mundur që media raportojnë se Dumani ka konsumuar karkaleca deti në qeli. A kanë qenë pjesë e menusë apo i paraburgosuri ka mundësi për të porositur nga jashtë?

SPAK: Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj.

Gjithashtu, mungesa e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani në seancën konstituive të Kuvendit, nuk mund të mungonte në listën e pyetjeve. Mungesa e Dumanit në Kuvend, nxiti reagime dhe lajme të ndryshme aludonin mbi arsyet. Lidhur me këtë, SPAK ka sqaruar se kreu i Prokurorisë Altin Dumani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të një agjende të paracaktuar. 

“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK.

Poll

MOS HUMB