Aktualitet

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK: Dumani po hidhte valle me Irenën! (VIDEO)

Në dalje, Berisha dha një prononcim për mediat, ku lexoi mesazhin që la në SPAK.

zh.ll
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sërish këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen “Partizani”. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, teksa i është afruar ambienteve të SPAK, ai është pritur nga mbështetësit e tij.

Në dalje, Berisha dha një prononcim për mediat, ku lexoi mesazhin që la në SPAK. Kryedemokrati vijoi me akuzat ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Ky i fundit, sipas tij, ka bërë avokatine gjyqtares Irena Gjoka.

“Ka fituar tre mbiemra të rinj për faqen e tij të zezë! Altin Hajro, personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës. Troplini e mori nga Elvis Doçi. Kreshnik Farruku nga Manza, se ky ka kaq shumë mbiemra sa i ngatërrohen pagoi disa miliona për t’ja ngatërruar CV-në e tij me të vëllain e së fundmi Irena Gjoka. I dhuron mbiemrin Altinit si shpërblim për avokatinë e turpshme që i bëri një krimineleje”, deklaroi kreu i PD-së.

Ndërsa, kur u pyet se kë gjeti brenda SPAK-ut, u përgjigj ekzaktësisht kështu:

"Ishte Dumani, po hidhnin valle me Irenën!", tha Berisha. 

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB