Aktualitet

Bidon benzine, silenciator e kokainë! Arrestohen dy të rinjtë në Shkodër, lëviznin me motor me targë të vjedhur (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi nuk i janë bindur urdhrit të Policisë, për të ndaluar motorin me targa të vjedhura në Tiranë me të cilin lëviznin.

F.I
Bidon benzine, silenciator e kokainë! Arrestohen dy të rinjtë
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi nuk i janë bindur urdhrit të Policisë, për të ndaluar motorin me targa të vjedhura në Tiranë me të cilin lëviznin. Në pranga janë vendosur David Simoni, 34 vjeç dhe Mikelian Toma 32 vjeç. Gjatë  kontrolleve në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në automjetet e 2 të arrestuarve u gjetën bidon me lëndë djegëse (benzinë), një silenciator dhe një sasi Kokaine. Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB