Aktualitet

Plagosi me armë zjarri shokun e tij, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Për këtë ngjarje u arrestua edhe Beqiri pasi dha dëshmi të rreme dhe nuk kallëzoi shokun e tij.

I.F
Plagosi me armë zjarri shokun e tij, arrestohet 22-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- 22-vjeçari Ensi Shtubina që plagosi me armë zjarri shokun e tij Arsen Beqirin, pas një konflikti, është arrestuar në Shkodër. I riu u ndalua në lagjen “Rus” në Shkodër dhe gjatë kontrollit të Policisë iu gjet një pistoletë me municion. Ngjarja ndodhi më 23 dhjetor të 2024 dhe gjatë një konflikti mes dy miqve, 22-vjeçari plagosi 24-vjeçarin. Për këtë ngjarje u arrestua edhe Beqiri pasi dha dëshmi të rreme dhe nuk kallëzoi shokun e tij. Shtubina ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

"Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB