GREQI- Një 55-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Athinë, gjatë një atentati të dyshuar të planifikuar ndaj tij.
Sipas mediave greke, gjarja ka ndodhur në zonën e Patissias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, pak para orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.
Sipas të dhënave paraprake, dy persona që lëviznin me motoçikletë kanë hapur zjarr në momentin kur 55-vjeçari po dilte nga banesa dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Plumbat e kanë kapur shqiptarin në këmbë, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në zonë janë gjetur tri gëzhoja dhe një plumb, të cilat pritet të ndihmojnë hetuesit në dokumentimin e atentatit. Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve po kryhen nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës./ZËRI