Aktualitet

Ndërtuan TEC-in në hapësirë publike, lirohen nga qelia drejtori dhe inxhinieri i “Delvina Gaz”

Metaj dhe Malkaj u arrestuan ditën e djeshme nga policia për shkak të ndërtimit pa leje të një impianti gazi në Delvinë në pronën publike.

zh.ll
Ndërtuan TEC-in në hapësirë publike, lirohen nga qelia
Pamje nga Delvina

DELVINË- Drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gas Company”, Luan Metaj dhe Elton Malkaj, janë lënë të lirë. Prokuroria e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e drejtorit dhe inxhinierin, pasi vertetoi qe impianti nuk esht TEC për prodhim energjie, por impiant pastrimi gazi qe del nga puset. Metaj dhe Malkaj u arrestuan ditën e djeshme nga policia për shkak të ndërtimit pa leje të një impianti gazi në Delvinë në pronën publike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ditën e djeshme shpalli në kërkim pronarin e kompanisë S. M., 56 vjeç dhe Jugelard Ibrahimi, administrator, të dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”. Nga ana tjetër, në sqarimin e kompanisë theksohet se ky impiant pastrimi ka 3 vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët e vendosur në pranga ishin thjesht mirëmbajtës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB