
KURBIN- Kristo (Fred) Martinaj, kryetari i njësisë administrative në Fushë-Kruqe është vënë në pranga nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet se ka dashur të përfitojë një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Martinaj ka porositur shtetas të ndryshëm që të hidhnin inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Ai akuzohet për për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “pushtimi i tokës”.
Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin, njoftuan sot (12 Nëntor) se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Kristo (Fred) Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë-Kuqe. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “pushtimi i tokës”, teksa pritet të zbardhen edhe detaje të tjera nga aktiviteti i paligjshëm.