VLORË- Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme me lundrimin në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Megjithatë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e planifikuar për ditën e nesërme, 25 janar, për arsye sigurie.
Në njoftim bëhet me dije se sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas më datë 26 janar.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 24-26.01.2026 duke filluar nga ora 12:00 datë 24.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri në 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.00 metra, ju bëjmë me dije se :
1.KAPITENERIA E PORTIT VLORË KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE TË MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 datë 24.01.2026 deri në datë 26.01.2026 në orën 06:00.
2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.Trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anulluar mbërritjen datën 25.01.2026
5.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 26.01.2025./ZËRI