Aktualitet

Mjekja e Vlorës braktiset nga spitali, djali kujdeset duke pyetur Chat GPT: Ju dënoftë Zoti...

Ai tregon se është detyruar të kujdeset vetë për të, ndonëse nuk ka formim mjekësor, duke u mbështetur në udhëzime dhe informacione të siguruara online me anë të Chat GPT.

F.I
Mjekja e Vlorës braktiset nga spitali, djali kujdeset duke pyetur Chat GPT:
mjekia 82-vjeçare dhe djali i saj, Altin Gjini

VLORË-Një rast i rëndë dhe shqetësues është shënuar në Vlorë, ku një mjeke 82-vjeçare, e cila ka kontribuar për dekada në shërbimin ndaj pacientëve po përballet me mungesë të kujdesit shëndetësor, e braktisur nga spitali. Denoncimi është bërë nga djali i saj, Altin Gjini me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ndan pamje nga gjëndja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

Gjini shprehet se shërbimet institucionale nuk i janë përgjigjur nevojave të saj. Sipas tij spitali ka refuzuar ofrimin e trajtimit për nënën e tij për shkak të moshës së thyer për një mjekim të specializuar ndaj një plage të frikshme në kokë. Ai tregon se është detyruar të kujdeset vetë për të, ndonëse nuk ka formim mjekësor, duke u mbështetur në udhëzime dhe informacione të siguruara online me anë të Chat GPT.

“Gjithë k*rvave të politikës së çdo ngjyre, i drejtohem me urimin më shpirtëror: ju dënoftë Zoti atje ku dhimbja t’jua shqyejë shpirtin!! 57 vite pune kontribut në mjekësi si profesioniste e diplomuar nëna ime, (matura e parë e 26 infermierëve të parë në Shqipëri të shkollës mjekësore dyvjeçare të Vlorës) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spitali për shkak të moshës së thyer për një mjekim të specializuar ndaj një plage të frikshme në kokë, mbase fatale që po i degradohet, për të ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anën e Chat GPT!! Mosha e tretë nuk kërkon mëshirë o plehra, por dinjitet dhe është detyrë e çdo shteti ta garantojë këtë dinjitet ndaj atyre që i shërbyen me besnikëri njerëzve!! Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash që e masakroi përfundimisht moralisht këtë vend prostitutash”, shkruan djali i mjekes.

Poll

MOS HUMB