Aktualitet

Ministri i Brendshëm shkarkon Drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro

Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021.

k.m.
Ministri i Brendshëm shkarkon Drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro
Vangjush Stavro

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Ka qenë vetë Stavro që ka konfirmuar për gazetarin Igli Çelmeta largimin nga posti për një detyrë tjetër. Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021, por ende nuk dihet se cili do të jetë posti i tij i radhës. Po ashtu, ende nuk dihet se cili do të jetë pasuesi i Stavros në postin e Drejtorit të Gjendjes Civile.

Pas shkarkimit të Loina Priftit, ish-drejtoreshës së “IdentiTek”, e cila i kishte caktuar vetes rrogë 15 mijë euro në muaj. Për një vit e gjysmë, Loina Prifti drejtoi kompaninë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Edhe kjo e fundit u shkarkua nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas nisjes së auditit në institucionin që ajo drejtonte. Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend dhe kanë nisur hetimet. Loina Prifti u emërua nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas rikthimit nga Gjermania dhe nisi drejtimin e kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në vendin e saj u caktua, Freskida Halilajn./ZËRI

Poll

MOS HUMB