Aktualitet

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital me djegie të rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

Një shqiptar në Birmingham, ka treguar për mediat se dy të rinjtë shqiptarë që ndodheshin brenda janë nga Tepelena.

k.m.
Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital
Pamje nga shpërthimi

BRITANI E MADHE- Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall, Angli, është përfshirë nga flakët duke lënë të plagosur rëndë dy shqiptarë nga Tepelena. Sipas autoriteteve britanike, banesa dykatëshe që u shkatërrua nga zjarri, dyshohet të ketë shërbyer si shtëpi bari për kultivimin e lëndëve narkotike. I gjithë shpërthimi që ka ndodhur është kapur nga kamerat e sigurisë të shtëpive ngjitur banesës që u dogj. Pamjet janë publikuar në "Dailymail".

MOMENTI I SHPËRTHIMIT:

Sipas "TopChannel", një shqiptar në Birmingham, ka treguar për mediat se dy të rinjtë shqiptarë që ndodheshin brenda janë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka djegie në 30% të trupit, ndërsa tjetri është në gjendje kritike me 60% djegie, i shtruar në Spitalin Queen Elizabeth në Birmingham. Por ende nuk dihet identiteti i tyre i plotë. Aktualisht, të dy janë dërguar në spitalin Queen Elizabeth të Birminghamit dhe ende nuk ka detaje të reja lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Një banor i zonës përshkroi tmerrin që përjetuan nga zjarri i përhapur me shpejtësi edhe në banesat e tyre.

“Këta dy djem ikën nga shtëpia dhe dolën në rrugë – njëri ishte me një bluzë blu, tjetri me të bardhë. Pastaj zjarri u përhap dhe përfshiu shtëpinë për rreth dhjetë minuta para se të arrinte shërbimi zjarrfikës. Vetëm ata do ta dinë se çfarë e shkaktoi, por mua më duket e çuditshme – që e gjithë pjesa e sipërme e shtëpisë të shkatërrohet në atë mënyrë, ndërsa kati i poshtëm është në rregull, nuk është normale.”

Derisa zjarri u shua, banorët e zonës u evakuuan nga zona, madje një kishë lokale ofroi strehim dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq për mbështetje të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB