Aktualitet

Me thikë me vete/ Kërcënoi drejtoreshën e shkollës, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Ai u shoqërua në komisariat, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë, që u sekuestrua menjëherë nga autoritetet.

I.F
Me thikë me vete/ Kërcënoi drejtoreshën e shkollës,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës. Sipas Policisë, drejtoresha e shkollës i ka sekuestruar celularin që po përdorte në orën e mësimit, por në ato momente ka hasur rezistencë prej tij. Më pas ai e ka kërcënuar drejtuesen e instuticionit arsimor.

Por jo vetëm kaq!

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, i riu me inicialet K.R ka kundërshtuar me dhunë efektivin. Ai u shoqërua në komisariat, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë, që u sekuestrua menjëherë nga autoritetet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës,”- njofton Polica./ZËRI

Poll

MOS HUMB