
EGJIPT- Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdhe. Lajmi u bë i ditur nga Flota Amerikane përmes një deklarate zyrtare.
“Aeroplanmbajtësja e klasit Nimitz USS Harry S. Truman (CVN 75) u përfshi në një përplasje me anijen tregtare Besiktas-M rreth orës 23:46 me orën lokale, më 12 shkurt, ndërsa operonte në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdheut”, thuhet në njoftim.
Në aksidentin ujor u përfshinë dy anije të mëdha pasi aeroplanmbajtësja 100,000 tonësh u përplas me anijen tregtare 53,000 tonësh Besiktas-M, një anije mallrash me flamur panamez. Deri më tani nuk raportohen për të lënduar dhe as përmbytje në bord. Aeroplanmbajtësja Truman ka një ekuipazh prej 5000 marinarësh.
Truman fuqizohet nga dy reaktorë bërthamorë dhe katër sisteme shtytëse, dhe sipas deklaratës së Flotës së Gjashtë impiantet shtytëse të anijes dhe ishin në “jë gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme. Kujtojmë se aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj sulmues kishin operuar në Detin e Kuq që nga mesi i dhjetorit. Ajo ishte pjesë e misionit për të penguar sulmet militante Houthi të nisura nga Jemeni ndaj anijeve tregtare që kalojnë tranzit në atë zone. Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, aktiviteti i aeroplanmbajtëses në zone ishte ulur, pasi grupi militant Houthi pretendonte se sulmet e kryente në mbështetje të Hamasit dhe palestinezëve./ZËRI