Aktualitet

Me armë pa leje në lokal! Në pranga 43-vjeçari Dritan Agasi, e pësojnë dhe 2 të tjerë

Gjithashtu janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.

F.I
Me armë pa leje në lokal! Në pranga 43-vjeçari Dritan
ARRESTIMI

DURRËS-Një 43- vjeçar i identifikuar si Dritan Agasi është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi posedonte armë pa leje.  Gjithashtu janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi. Pistoleta me krehër me municion luftarak është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow".

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadow", ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB