TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka nisur me debate. Raportohet se kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë.
Sipas Bardhit, mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor.
“Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për te ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndaje me Këshillin nje te dhene qe përben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura. Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë te hapura dhe nuk ka asnjë arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Rames ne këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i është përgjigjur Bardhit, duke e quajtur qesharake kwrkeswn qw mbledhja tw mbahet me dyer tw mbyllura. Sipas Ballws, kwrkesa e PD-sw wshtw kundwr asaj tw Prokurorit, i cili e ka kwrkuar mbledhjen me dyer tw mbyllura.
“Kërkesa është e qartë, prokurori e do me dyer të mbyllura. Jeni qesharakë, thoni duam pikën 1 dhe nuk duam pikën 2 të të njëjtës kërkesë nga prokurori. Mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, është shprehur Balla./ZËRI