TIRANË- “Policia, askush të mos lëvizi, duart mbi tavolinë”, kështu nis emisioni i radhës në Le Iene, që tregon ndërhyrjen e antimafias italiane dhe SPAK, në call centerin në qendër të Tiranës, që ka mashtruar mijëra qytetarë të vendeve të BE. Përmes një bashkëpunëtori, media italiane arriti që të futej në zemër të grupit, dhe nxorri zbuluar skemën e mashtrimit që përdorej, ku qytetarë të ndryshëm, kryesisht italianë, kishin investuar në bursë shifra deri në 100 mijë euro. Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri. Teksa marrin një prej personave të shoqëruar, efektivët shprehen: Loja mbaroi. Megjithatë drejtuesit e call center arritën që të largoheshin, përpara se në zyrë të mësynin hetuesit. Mbrëmjen e djeshme, media italiane ka publikuar pamjet e operacionit, që ngjalli interes të lartë në vendin tonë, pasi ndodhej në të njëjtën godinë ku ndodhen dhe zyrat e ambasadës së Izraelit në Shqipëri. Në video shfaqet edhe një përplasje e hetuesve që ndërhynë, dhe një punonjësi të ambasadës që kujdesej për sigurinë. Surpriza e hidhur e priste ekipin në momentin që do të futej brenda zyrave, ku shumica e provave ishin zhdukur, ndërsa kanë nisur hetimet dhe për një dekonspirim të aksionit.
MASAT E DHËNA NGA GJKKO
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Arjan, Agim dhe Alfred Prekaj, tre vëllezër nga Tropoja, janë shpallur në kërkim si të dyshuar për organizimin e kwtij rrjeti call center-ash, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle në të paktën 28 objekte në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ka qenë e papritur për personat nën hetim.
Nga veprimet paraprake të BKH-së ka rezultuar se organizatorët e kësaj veprimtarie kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me persona të vendosur jashtë godinave dhe disa perimetra vëzhgimi, të cilët monitoronin çdo lëvizje përreth./ZËRI