Aktualitet

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Menaxheri dhe dy punonjës të call center janë vënë në pranga, ndërsa dy shtetas janë shpallur në kërkim

E.K
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive,
foto nga operacioni

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pas zbulimit të një call center-i në zonën e Selitës, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes në këtë ambient u kapën duke kryer veprime të pa ligjshme, 5 shtetas, mes të cilëve u ndalua menaxheri dhe 2 punonjës, ndërsa u proceduan penalisht 2 punonjëse.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve procedurale:  

-u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudio Sulejmëni, 25 vjeç;

-u arrestuan shtetasit Franko Karemani, 24 vjeç dhe Eriglen Arapi, 25 vjeç, punonjës; 

-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;

-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i Klaudio Sulejmëni) dhe A. K., 35 vjeç.

Poll

MOS HUMB