Aktualitet

Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmeni me dhjetëra kompani mashtroi qytetarët të blinin apartamente në pallatin pa leje

Dedja dyshohet se ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në pallatin për të cilin nuk ka një leje ndërtimi.

F.I
Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmeni me dhjetëra kompani mashtroi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një hetim në gjendje të lirë ka nisur për një 57-vjeçar. Konkretisht Qemal Dedja ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte pezulluar. Përpos punimeve, 57-vjeçari dyshohet se ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në pallatin për të cilin nuk ka një leje ndërtimi.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se subjekti që administron, ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte pezulluar. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në këtë pallat,"-njofton Policia.

Dedja është një emër i njohur në fushën e ndërtimeve, i cili figuron të ketë në pronësi dhjetëra kompani për ndërtim objektesh banimi, rikonstruksione ndërtimore por edhe për sigurim materialesh. Bëhet fjalë për kompanitë 'DEJA MARBLEUS', 'MATERIA ELITE STONE', 'DEJA WATER' dhe 'OLSTRON COMPANY'. 

Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmeni me dhjetëra kompani mashtroi

Dedja figuron administrator edhe në kompaninë “Materia Cons.Al”, krijuar në vitin 2015, e cila ka financuar ndërtimin e 21 pallateve, komplekseve të vilave dhe rrugëve në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Kavajë. Si dhe “MATERIA CONS 01”, krijuar më 9 nëntor 2019 nga Qemal Dedja, kompani e cila ka ndërtuar “Vlora Beach Tower” dhe gjashtë pallate në Vlorë.

Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmeni me dhjetëra kompani mashtroi

Më 3 gusht 2012, Qemal Dedja u plagos me armë gjatë një konflikti për ndarjen e pjesëve në disa pallate në Vlorë e Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit dhe pallatit të sportit në Vlorë, pas një konflikti për një shesh ndërtimi, ku mbetën të plagosur Krenar Cena, Hiqmet Çobaj, të dy banues në Vlorë, si dhe Përparim Molla dhe Qemal Dedja, banues në Tiranë.

Poll

MOS HUMB