Aktualitet

Mashtrimi me Call Center, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit (EMRAT)

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tetë të arrestuarit, të dyshuarit që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, italianë dhe të vendeve të tjera të BE-së përems Call Centere-va. 

zh.ll
Mashtrimi me Call Center, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit
pamje nga operacioni i spak

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për aksionin ndaj Call-Center-ave, në Tiranë. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tetë të arrestuarit, të dyshuarit që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, italianë dhe të vendeve të tjera të BE-së përmes Call Centere-va. 

Për dy nga të arrestuarit, është caktuar masa e sigurisë "arrest në burg", me një afat prej 20 ditësh, ndërsa në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. 

Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht "Atti Toëer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua./ZËRI

Poll

MOS HUMB