Aktualitet

Masakruan me gotën e qelqit Klea Prengën, motrat Berisha mbërrijnë në Gjykatë, sot jepet vendimi

Gjatë ditës së sotme, Gjykata pritet të japë dënimin për motrat Berisha, për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në një lokal luksoz në Tiranë

E.K
Masakruan me gotën e qelqit Klea Prengën, motrat Berisha
antonela dhe mariela berisha

TIRANË- Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën e Tiranës, ku sot pritet të jepet vendimi ndaj tyre për plagosjen e Klea Prengës.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”, për plagosjen e 26-vjeçares Klea Prenga, që ndodhi gjatë verën e vitit të kaluar. Në rast se shpallet fajtore dhe pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të ulet në 2 vite burg.

Për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove, që gjithashtu mund të ulet në 2 vite në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

 

Poll

MOS HUMB