Aktualitet

Legalizime në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

Bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmani, lidhur me akuzat se kanë kërkuar dhe orientuar vota për Partinë Socialiste në këmbim të favoreve publike.

zh.ll
Legalizime në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 2 persona të pandehur për korrupsion zgjedhor dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmani, lidhur me akuzat se kanë kërkuar dhe orientuar vota për Partinë Socialiste në këmbim të favoreve publike.

Dritan Stoka u shpall fajtor për “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim. Ai dënohet me 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i zbret në 2 vite në një burg të sigurisë së zakonshme. Për të njëjtat vepra u shpall fajtor edhe Agim Osmani, i cili gjithashtu do të përfitojë nga dënimi i reduktuar me 2 vite. Gjykata vendosi që atij t'i ndalohet shoqërimi me persona të dënuar, si dhe shuarjen e masës “arrest në shtëpi”.

Vendimi i plotë i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij. Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”.

Poll

MOS HUMB