Aktualitet

Vrasje në Tiranë, babai qëllon djalin me thikë

Rrethanat e konfliktit që sollën dhe krimin në familje nuk dihen ende. 

F.m
Vrasje në Tiranë, babai qëllon djalin me thikë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij A. Gj., 37 vjeç. 37-vjeçari është dërguar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. 74-vjeçari është vënë në pranga. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë. Rrethanat e konfliktit që sollën dhe krimin në familje nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB