
LONDËR- Politikanët shqiptarë janë pritur me protesta në Londër. Një qytetar, me kamera në dorë, ka pyetur deputetët dhe kryebashkiakët socialistë që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama në Londër lidhur me kostot e udhëtimit. Me radhë, qytetari pyet kryebashkiakun e Shkodrës, Malësisë së Madhe, por edhe deputetë të Partisë Socialiste. Por përgjigje merr vetëm nga një prej tyre. Ishte kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i cili i tha se shpenzimet i kishte paguar vetë.
MOMENTI ME VIDEO:
Qytetari: Kush ti ka dhënë paret zoti Beci? Po a keni turp? Si vini këtu me pa Edi Ramën?O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën?
Qytetari: Ja dhe kryebashkiaku i Koplikut... Edhe ti paske ardhur këtu?! Kush ti ka pagu paret ty?
Tonin Marinaj: Mua? Vetë i kam pagu!
Qytetari: Vidhni, vidhni, do vijë dita juaj...
Tonin Marinaj: A thua? Edhe këtë fjalë e the?
Qytetari: Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?/ZËRI