Aktualitet

U denoncua i zhdukur! Kthehet pranë familjes Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI: Bëra sherr me të dashurën, ika në jug

Arsyet se përse njoftoi partneren se po arrestohej dhe ndërpreu kontaktet më pas me të, janë duke u hetuar nga policia. 

F.I
U denoncua i zhdukur! Kthehet pranë familjes Daniel Shima, ish-zv.drejtori
Daniel Shima

TIRANË-Pas gati 10 orësh pa kontakt me familjen, ish-zv. drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer pranë familjes në orët e para të mëngjesit. Shima ka pretenduar se u largua në jug të vendit pas një sherri që ka pasur me të dashurën e tij. Por, ish-zv.drejtori i AKSH-it nuk ka shpjeguar pse dërgoi mesazh familjarëve që po e arrestonin. Arsyet se përse njoftoi partneren se po arrestohej dhe ndërpreu kontaktet më pas me të, janë duke u hetuar nga policia. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Por çfarë ndodhi

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, u denoncuar i humbur nga familjarët e tij mbrëmjen e djeshme (20 gusht). E gjithë ngjarja ndodhi në mes të kryeqytetit, ku mësohet se Shima ishte nisur për të marrë partneren tij, e cila jeton te Liqeni i Thatë. Në këtë moment, Shima i ka thënë se është ndaluar nga policia dhe është arrestuar. Pas këtij momenti, nuk dihej më asnjë informacion për fatin e tij, derisa u rikthye vetë.

Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj. Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT, por vetëm deri pak muaj më parë, pasi ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.

Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës./ZËRI

Poll

MOS HUMB