Aktualitet

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri 2 orë në SPAK, hesht para mediave

Nuk dihet arsyeja e thirrjes në SPAK të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike. 

F.I
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri 2 orë në
Jonaid Myzyri

TIRANË-Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Për dy orë, Myzyri është marrë në pyetje, por nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në SPAK të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike. Dyshimet janë se kreu i KPP është thirrur për disa procedura tenderimi të zhvilluara nga institucioni që drejton, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Hera e tij e fundit në SPAK ka qenë në shkurt të vitit 2024. SPAK asakohe nisi një hetim ndaj Komisionit të Prokurimit Publik, institucion që zgjedh ofertën më të leverdisshme ekonomike për paratë shtetërore për shumicën e punëve publike si në Infrastrukturë, Energjitikë, Shërbime, Restaurime, Teknologji Informacioni apo Investime Publike.

Web Lajm raportonte në dhjetor të 2023, rezulton se së paku në mbi 20 praktika të tenderave me vlerë të lartë ekonomike nuk është respektuar dhe me mekanizmin e përjashtimit nga gara, ankimeve fiktive, dhe dakordësive mes operatorëve është kaluar në vlerat e larta. Kjo skemë rezulton t'i ketë shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, e për pasojë humbjen e ekzistencës të vetë Institucionit të krijuar me ligj./ZËRI

Poll

MOS HUMB