Aktualitet

Konfiskohet shtëpia 1-katëshe me pishinë dhe 1050 m2 tokë në Durrës, të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pasuritë ishin në pronësi të L.K., të cilat, sipas autoriteteve, i ka përfituar nga aktiviteti kriminal i dy djemve të tij.

k.m.
Konfiskohet shtëpia 1-katëshe me pishinë dhe 1050 m2 tokë
Durrës

TIRANË- Një shtëpi 1-katëshe me pishinë në Durrës dhe një tokë me sipërfaqe 1050 m2, janë sekuestruar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Pasuritë ishin në pronësi të Luan Kertalli, të cilat, sipas autoriteteve, i ka përfituar nga aktiviteti kriminal i dy djemve të tij, Enkel dhe Morel Kertalli të cilët janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, 2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Disa pasuri janë sekuestruar në Durrës, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K..

Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K..

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. 2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB