Aktualitet

Komsioni i PE diskuton raportin për Shqipërinë, theksohet ecuria e SPAK-ut: Realizoni reformat kyçe

Ata paralajmëruan politikanët që shprehen kundër cënimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.

F.I
Komsioni i PE diskuton raportin për Shqipërinë, theksohet ecuria
Andreas Schieder

STRASBURG-Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton progres-raportin për Shqipërinë, i hartuar nga raporteri Andreas Schieder. 

Gjatë diskutimeve të eurodeputetëve roli i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK) u konsiderua i domosdoshëm në ndërtimin e një historie të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Ata paralajmëruan politikanët që shprehen kundër cënimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK. Bënë thirrje për emërimin e prokurorëve shtesë në Prokurorinë Speciale si dhe ngritjen e një njësie të hetimit financiar.

"Kemi disa mesazhe kyçe në skenë. Një prej tyre është progresi i shpejtë i fundit i hapjes së Grup-kapitujve Themelore në tetor 2024 dhe Grup-kapitullit të Marrëdhënieve me Jashtë në dhjetor 2024 dhe plani i Shqipërisë për të hapur më tej kapituj në vijim gjatë vitit. Kapërcimi i një polarizimi të brendshëm politik, duhet të forcohet shteti i së drejtës dhe gjithashtu konsolidimin e reformave kundër korrupsionit. Për reformat zgjedhore, duhet të adresohen dhe zbatohen gjithashtu rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe gjithashtu duhet bërë më shumë progres për pavarësinë e medias. Progres i mirë është bërë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke përfshirë procesin e Vettingut dhe ecurinë në rritje të SPAK-ut,"-u shpreh Schieder.

Nga ana tjetër raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka bërë thirrje për përmbushjen e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, procese ku sipas saj duhet të përfshihet edhe shoqëria civile.

"Jam e shqetësuar në lidhje me pjesëmarrjen e shoqërisë civile në këtë proces, duhet më shumë transparencë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Gjithashtu, reforma në gjyqësor duhet përfunduar. Të gjitha forcat politike janë të vetëdijshme për zhvillimet e fundit elektorale dhe nevojën për rikthimin e normalitetit politik në vend. Forcat politike në Shqipëri kanë arritur një marrëveshje më 15 qershor dhe ne duhet ta njohim atë, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që kemi. Kjo marrëveshje duhet të njihet në përfitim të qytetarëve dhe shtetit shqiptar, edhe pse ata janë mbrapa në procesin e anëtarësimit,"- u shpreh raportuesja për Shqipërinë në PE.

Raporti gjithashtu rikujton se çdo rishikim i ligjeve të medias duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, vëren se nuk ka pasur përparim në përafrimin e kuadrit legjislativ me acquis të BE-së dhe standardet e BE-së, duke përfshirë Aktin Evropian për Lirinë e Medias; kujton nevojën për të forcuar gazetarinë investigative, kontrollin e fakteve dhe shkrim-leximin mediatik me qëllim që të trajtohet gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe lajmet e rreme.

Poll

MOS HUMB