Aktualitet

Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, era e fortë përhap me shpejtësi zjarrin

I ndihmuar nga era e ngrohtë, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

k.m.
Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, era e fortë përhap
Pamje nga zjarri

VLORË- Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Dukat të Vlorës. Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “Prroi i Dukatit”.

I ndihmuar nga era e ngrohtë, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit e Vlorës kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Sipas zjarrfikësve që ndodhen në terren, situata po vendoset nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB